Presidenti filipinas: Besoj tek vaksina ruse, do ta provoj i pari

Nga A2 CNN
11 Gusht 2020, 16:23 | Bota
Presidenti filipinas: Besoj tek vaksina ruse, do ta provoj i pari

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është ofruar të bëhet personi  i parë që i nënshtrohet vaksinës ruse kundër koronavirusit.

“Besoj në vaksinën  e prodhuar prej tyre dhe mendoj se ajo do të jetë shumë e mirë për njerëzimin”, tha presidenti Duterte.  Rusia ka pranuar të bashkëpunojë me Filipinet për eksperimentet, furnizimin apo prodhimin e vaksinës.

https://a2news.com/2020/08/11/putin-kemi-gati-vaksinen-kunder-koronavirusit-e-ka-marre-nje-prej-vajzave-te-mia/

Filipinet janë mes vendeve me numrin më të lartë infektimeve me COVID-19 në Azi, por zyra e presidentit Duterte sqaroi të martën se vaksina ruse do t’i nënshtrohet fillimisht kontrollit nga administrata a ushqimeve dhe ilaçeve në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos