Presidenti i Fenerbahces: Muriqi vlen më shumë se 30 mln euro

Nga A2 CNN
13 Shtator 2019, 15:36 | Futboll
Presidenti i Fenerbahces: Muriqi vlen më shumë se 30 mln euro

Fenerbahce i ka bërë një nisje të shkëlqyer këtij sezoni në Turqi, bashkë me të edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Murqi i cili po ndiqet nga afër nga skuadrat elitare europiane.

Presidenti i skuadrës turke, Ali Koç, ka folur për të ardhmen e sulmuesit, duke u shprehur se ai shpreson që Muriqi të qëndrojë në ekip të paktën edhe 2 vitet e ardhshme.

Muriqi shkëlqeu edhe në dy ndeshjet e fundit me përfaqësuesen e Kosovës, atë me Çekinë dhe ndaj Anglisë dhe për të janë interesuar skuadrat angleze të Manchester United dhe Tottenham Hotspur, po ashtu edhe Atletico Madrid dhe Lazio në Itali.

Presidenti i Fenerbahce ka thënë më tej se Muriqi tashmë është në një klub të madh dhe ai nuk është afruar për t’u shitur dhe për këtë arsye, Koç thekson se nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë nën 30 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos