
Atmosferë e zjarrtë pritet në “Arenën Kombëtare për sfidën mes Shqipërisë dhe Finlandës. Interesi i tifozëve ka qenë maksimal dhe të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, duke garantuar një stadium të mbushur plot në mbështetje të kuqezinjve.
Më 12 nëntor, në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për një tjetër sfidë të rëndësishme në UEFA Nations League, shkruan A2 CNN. Tifozët pritet të krijojnë atmosferën elektrizuese në shkallët e stadiumit, duke u kthyer në një mbështetje të rëndësishme për skuadrën.
Shqipëria vjen në këtë përballje në një pozicion mjaft të mirë, pasi kryeson Grupin C1 me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para. Objektivi është i qartë: të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të mbajë vendin e parë në grup. Me biletat e ezauruara dhe mbështetjen e tifozëve në çdo tribunë, kuqezinjtë do të kenë një arsye më shumë për të kërkuar fitoren përballë Finlandës. (A2 Televizion)