Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e verdhë, 8 lojtarë në rrezik pezullimi

Nga Dea Kozma
10 Nëntor 2026, 11:37 | Futboll

Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e

Shqipëria duhet të bëjë llogaritë edhe me kartonët e verdhë në prag të finales me Bjellorusinë. Plot 8 futbollistë të Kombëtares janë në rrezik pezullimi, pasi një tjetër ndëshkim do t'i linte jashtë ndeshjes pasardhëse.

Në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Rolando Maran janë Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Stavro Pilo, Ylber Ramadani, Ardian Ismajli, Myrto Uzuni dhe Alen Sherri, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, emri i tetë është Anis Mehmeti, i cili pavarësisht se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, nuk është përfshirë në listën e trajnerit italian.

Një situatë që kërkon kujdes maksimal nga kuqezinjtë. Në një sfidë me kaq shumë peshë, Shqipëria nuk mund të përballojë mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos