
Pavarësisht se rreshtohet me skeptikët në procesin e zgjedhjes së presidentit Agron Duka është pro negociatave të opozitës me mazhorancës. Argumentin e tij kreu i PAA-së edha në studion e Debatiti me Alba Alishanin në A2 CNN. Sipas tij pjesëmarrja e opozitës në këtë proces vërteton edhe nëse do të jetë një farsë. Përveç kësaj Duka thekson se ky do të ishte një projektim i bashkimit të opozitës në të ardhmen.
“Ne e kemi bërë publik qëndrimin tonë. Mediu është munduar të kontaktojë me disa nga aktorët. Nuk ka shanse që ne të flasim me një grup përfaqësues për negociata. Arsyeja kryesore është se disa e shohin si proces fars. Edhe unë jam skeptik në këtë lloj procesi, por menduam që t’i japim seriozitet këtyre lloj negociatave dhe nëse janë fars i çjerrim maskën mazhorancës . Nëse ne e bojkotojmë atëherë mazhorancës i japim një lloj alibie për të vendosur në të ardhmen për presidentin që do të rëndonte situatën politike në Shqipëri se do mblidhte pushtet shumë brenda PS-së. Për të qenë nesër me argumente nëse ky proces është fake, nëse ne nuk shkojmë nuk kemi si ta vërtetojmë. Është projektimi i një bashkimi në të ardhmen”.
Duka apelon për nxjerrjen e nga një përfaqësuesi negociator; të PD-së, grupit të rithemelimit, LSI-së, dhe aleancës së tij për të negociuar për presidentin, pasi sipas tij bojkoti po kthehet në lajtmotiv.
“Nëse ne biem dakord dhe nxjerrim nga një përfaqësues nga opozita atëherë ata le të tërhiqen, ne jemi ndarë që në nisje, kjo është edhe një lojë politike. Ne duhet të nxjerrim grupin tonë përfaqësues. Ky bojkoti i vazhdueshëm po na bëhet si lajtmotiv, nuk është e mirë kjo”.
Ndërsa anëtarja e kryesisë së LSI-së Silva Caka duke sjellë në vëmendje historinë e djegies së mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve që nuk rezultoi në favor të opozitës në përgjithësi dhe LSI-së në veçanti, shprehet se tërheqja nga ky proces nuk është e mirë, por reflektuar deklaratave të kryeministrit Rama dhe konsultimeve me shoqërinë civile, ajo thekson se ky proces është një farsë. Sipas saj nëse do të ishte një proces gjithëpërfshirës duhet të thirreshin LSI dhe grupi i rithemelimit i PD.
ne vijmë nga një histori nuk rezultoi në favor të LSI dhe opozitës si dorëzimi i mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore. Këto veprime nuk sollën reflektim. Unë mendoj që tërheqja nga ky moment i rëndësishëm nuk është gjëja më e mirë referuar kësaj historie. Por kemi edhe sjelljen e tjetër të kryeministrit tjetër që tha nuk kemi nevojë për propozim nga opozita, sot tha që nuk kemi një figurë të mirë se nuk do kishim nevojë për konsultime me opozitën. Farsa e konsultimit me shoqërinë civile është e tepërt që LSI të futet në një farsë që Rama e orienton këtë proces që duhet të ishte i rëndësishëm. Unë mendoj që të gjitha këto na çojnë në atë që ky proces është një farsë. Nëse do të ishte gjithëpërfshirës duhet të thirreshin të gjithë LSI, grupi i rithemelimit. Nuk mundesh ta bësh zero influencën e Komisionit të Rithemelimit”.
Për analistin Erlis Çela opozita e ka detyrim të bëhet pjesë e procesit, por edhe mazhoranca duhet të ishte serioze dhe gjithëpërfshirëse.
“Opozita e ka detyrim të bëhet pjesë e procesit dhe e ka të nevojshme të jetë pjesë e këtij diskutimi. Besoj se do të ishte serioze që mazhoranca të angazhohej në proces gjithëpërfshirës por ka zgjedhur të bëjë spektakël të ngjashëm me të tjerë që ka zakon t’i bëjë, duke futur kartën e konsultimit me popullin. Opozita e ka të detyruar që të jetë pjesë e procesi mënyra si ka reaguar deri tani nuk ka asnjë kuptim. Aty ka protagonistë të marrëveshjes së 2008 që e sollën procesin në një farsë që po flasim tani. Në këto momente nuk jemi në kushtet që do të ndryshohet kushtetuta. Mazhoranca nuk duhet ta zgjedhë e vetme, thjesht po bën lojën. I takon grupit të PD për të patur një qëndrim të unifikuar”. (A2 Televizion)