Rezoluta e PE për Shqipërinë, Tabaku: Qeveria po pengon integrimin tonë në BE, jo vetoja bullgare

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 16:38 | Politikë
Rezoluta e PE për Shqipërinë, Tabaku: Qeveria po pengon

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka përshëndetur rezolutën e publikuar nga Parlamenti Evropian gjatë ditës së djeshme për Shqipërinë.

Ajo bëri fajtore qeverinë aktuale për mos hapjen e negociatave deri më tani dhe jo veton bullgare. “Rezoluta e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm është tregues i vullnetit të fortë të BE-së për integrimin e Shqipërisë. Por gjithçka mbetet në dorën e qeverisë shqiptare.  Ne kemi tre vjet që dëgjojmë për veton bullgare, ndërkohë që nga qeveria nuk kemi asnjë arritje”, tha Tabaku.  

Teksa një thirrje e kishte dhe për partinë e saj që të dorëzonin sa më shpejt emrat për reformën territoriale dhe zgjedhore.

“PD duhet të depozitojë menjëherë anëtarët e të dy komisioneve si prioritet i parë ndaj atyre që e kanë e votuar”, tha deputetja demokrate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos