
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, me anë të një postimi në Twitter, ka reaguar pas asaj që ndodhi sot në Parlament, me Sali Berishën që largoi nga podiumi Enkelejd Alibeajn.
“Ditët e pushtimit të ndërtesave, rrahjeve apo shtyrjeve të të tjerëve nga podiumet, duke kërcënuar ata që me të drejtë thonë “Jo!”, duke akuzuar të tjerët për veprat e këqija që bën vetë, duke shtrembëruar ligjin, janë ditë që i takojnë të kaluarës, që nuk duhet të përsëritet”, shkruan Yuri Kim në rrjetin social. (A2 Televizion)