
Negociatat për presidentin e ri përplasën Sali Berishën dhe Enkelejd Alibeajn në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Ish-kryeministri akuzoi kreun e grupit si të marrë peng nga Taulant Balla dhe Edi Rama.
Berisha insiston që demokratët të mos bëhen pjesë e një procesi zarfesh mafioze, siç e quan ai, qëndrim të cilin e përsëriti publikisht edhe pas mbledhjes.
Kësaj qasjeje iu afrua edhe Alibeaj, por ndryshe nga Berisha ai kërkon që të përballen me Edi Ramën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Mbledhja e grupit u mbyll pa një qëndrim zyrtar. Një vendim kolegjal i deputeteve të PD-së pritet të arrihet në takimin e radhës, për të vendosur nëse do të shkojnë në bisedime me socialistët për Presidentin e ardhshëm, apo do ta injorojnë këtë proces, të quajtur si farsë prej tyre. (A2 Televizion)