Presidenti iranian: Forcat amerikane të “nxirren me shqelma” nga rajoni ynë

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 12:39 | Bota
Presidenti iranian: Forcat amerikane të “nxirren me shqelma”

Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha se kundërpërgjigja përfundimtare e vendit të tij ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, ishte që forcat amerikane të “nxirreshin me shqelma” jashtë Lindjes së Mesme.

Në një postim në Twitter të mërkurën, Presidenti iranian tha gjithashtu se po të mos kishte qenë Soleimani, kryeqytetet europiane do të ishin në rrezik të madh tani.

“Gjenerali Soleimani luftoi heroikisht kundër ISIS, Al Nusrah, Al Qaeda dhe të tjerave. Po të mos ishte për luftën e tij kundër terrorizmit, kryeqytetet europiane do të ishin në rrezik të madh tani. Kundërpërgjigja jonë përfundimtare ndaj vrasjes së tij është nxjerra me shqelma e forcave amerikane nga rajoni”, shkroi Rouhani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos