Presidenti italian Mattarella, vizitë zyrtare në Tiranë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 13:39 | Politikë
Presidenti italian Mattarella, vizitë zyrtare në Tiranë

Presidenti italian, Sergio Mattarella, do të kryejë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë ditës së nesërme.

Mattarella pritet të mbërrijë në kryeqytet ditën e sotme, ku do të marrë pjesë në një darkë në rezidencën e ambasadorit italian, Fabrizio Bucci.  

Presidenti i Italisë do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10:00, ku ai dhe homologu shqiptar Begaj do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, sipas agjendës, Mattarella pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama rreth orës 12:00, ndërkohë që në pasdite do të kryejë një vizitë në një shkollë italiane në kryeqytet, si dhe do të takojë përfaqësues të komunitetit të shumtë italian në vend.  

Pas vizitës shqiptare, Mattarella pritet të fluturojë drejt Shkupit, ku do të pritet nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos