Presidenti portugez kthehet në hero, shpëton dy gra nga mbytja

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 22:16 | Bota

Nuk u mendua dy herë, presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa, hidhet menjëherë në det dhe shpëton dy gra nga mbytja.

Ngjarja u regjistrua në plazhin Praia do Alvor, kur dy gratë hasën vështirësi për të notuar, pasi varka e vogël me të cilën udhëtonin u përmbys.

Presidenti de Sousa ndodhet në këtë zonë prej disa ditësh për të pushuar, por në të njëjtën kohë për të promovuar dhe destinacionet turistike të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos