Presidenti Thaçi në Hagë, Nurellari: Goditje e madhe që i bëhet Kosovës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 10:52 | Aktualitet

“Çmim për lirinë”, kështu e ka cilësuar presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, uljen në karrigen e të intervistuarit në Prokurorinë Speciale të Hagës, ku prej dy ditësh pyetet si një nga aktorët e luftës e politikës në Kosovë, të dyshuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Sot, presupozohet të jetë dita e tretë e këtij kalvari delikat zhvillimesh për Kosovën dhe moralin e politikës së saj, që del me zë e figurë, për të disatën herë para gjykatave ndërkombëtare. Por cili do të jetë çmimi real për Thaçin, e cili për Kosovën? Çfarë do të shkruhet pas këtij kapitulli dhe a do të ketë një ndarje mes rrugës e fatit të liderëve dhe kostove që ka për borxh t’i mbaj Kosova e qytetarët e saj, kryesisht në rrugën e stopuar të eurointegrimeve? Analisti, njëkohësisht këshilltar pranë PDK-së në Kosovë, Adri Nurellari, komentoi këto zhvillime në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos