Presidentja e Kosovës vlerëson Dua Lipën me titullin e rëndësishëm

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 21:19 | Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”, këngëtaren me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Presidencës, Osmani vlerësoi kontributin e Dua Lipës për të ngritur imazhin e Kosovës në arenën botërore.

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falënderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë”, shkruan Osmani në Facebook.

Dua Lipa ndodhet aktualisht në Prishtinë për të marrë pjesë në Festivalin Sunny Hill, që nisi të enjten, i cili sipas organizatorëve do të ndiqet nga mbi 25.000 persona çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos