
Prifti i njohur britanik Richard Coles, i cili gjithashtu njihet si ish-prezantues i radios në BBC, ka treguar në një intervistë sesi e ka gjetur sërish dashurinë, rreth tre vjet e gjysmë pas vdekjes së bashkëshortit të tij.
Famullitari, i cili doli në pension nga kleri një vit më parë duke thënë se nuk mund të justifikonte sjelljen e Kishës së Anglisë që nuk i trajton njerëzit në mënyrë të drejtë në lidhje me pozicionin e saj ndaj homoseksualitetit, sqaron se takoi partnerin e tij të ri në aplikacionin e njohjeve online “Elite Singles”.
Duke folur për Sunday Times, 61 vjeçari tha se ai është ende i shqetësuar për vdekjen e bashkëshortit të tij, Reverend David Coles, i cili u shua në moshën 43-vjeçare në vitin 2019 pasi u përball me alkoolizmin.
Në kërkim të një lidhjeje të re, Richard përdori aplikacionin e takimeve “Elite Singles”, që është për njerëzit të cilët janë serioz në takime, ku edhe njohu aktorin 58-vjeçar Dickie Cant.
Duke shpjeguar zgjedhjen e tij të faqes së takimeve, Richard tha: “Doja të hyja në një faqe interneti ku do të takoja dikë që nuk po kërkonte një ‘sugar daddy’, i cili ishte në moshën time dhe që jetonte në një stil të ngjashëm e që mund të ndaja jetën me të”.
Dickie (Richard) Cant i cili është nga Kenti, ka luajtur në Mary Queen of Scots, Stan & Ollie dhe Doctor Who.
Ai bëri lëvizjen e parë, duke i dërguar Richardit një përshëndetje me dorë dhe nuk kaloi shumë kohë derisa ata kuptuan se kishin shumë të përbashkëta.
Richardi përshkroi se si gjatë takimit të tyre të parë në një, ai e dinte se do të dëshironte ta shihte përsëri Dickie. Ai thotë se Dickie nuk shqetësohet nga fama apo statusi i tij edhe pasi një i panjohur i ka fotografuar në takimin e parë dhe e ka postuar në internet. Dhe Richard gjithashtu nuk është i mërzitur nga ateizmi i Dickie-t. (A2 Televizion)