Jemi në Dyrrahun e vitit 1122. Doktor Niçefori, i cili është udhëheqësi i qytetit, është i dashuruar me Lukrecian, një zonjë aristokrate me një të kaluar të fshehtë. Kur Doktori kupton që i biri është i dashuruar të bijën e Lukrecias, vendos ta largojë për në Gjermani. Ky është thelbi i komedisë “Princesha e Dyrrahut”, për të cilën tregoi më shumë këtë mëngjes në Dita Jonë aktorja Suela Bako. (A2 Televizion)
“Princesha e Dyrrahut”, komedia që thur dashurinë me intrigat
