
Kanë nisur në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në tryezën e bisedimeve, mes delegacioneve ruse dhe ukrainase, janë ulur i dërguari amerikan Steve Witkoff, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, si dhe ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Delegacioni ukrainas kryesohet nga Rustem Umerov, kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës. Ai ka deklaruar se presidenti Volodymyr Zelensky i ka dhënë autorizimin ekipit negociator të diskutojë të gjitha çështjet që lidhen me përfundimin e konfliktit.
Asnjë përfaqësues evropian nuk është i pranishëm në tryezën zyrtare të negociatave. Megjithatë, fotografi të publikuara në mediat ukrainase tregojnë se, përpara nisjes së bisedimeve, delegacioni amerikan është takuar në një dhomë të veçantë me ekipin ukrainas dhe përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. (A2 Televizion)