Zbulohen ndërtesat 8500-vjeçare

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 13:16 | Lifestyle

Arkeologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë zbuluar disa ndërtesa, që deri më tani konsiderohen më të vjetrat e gjetura në këtë vend dhe datojnë të paktën 8500 vjet më parë. Këto ndërtesa ndodhen në ishullin Ghagha, në perëndim të qytetit të Abu Dhabi-t.

"Strukturat që janë zbuluar ngjasojnë me disa dhoma të thjeshta e të rrumbullakëta, të cilat kanë mure guri në një lartësi prej gati një metri", thuhet në njoftimin e Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të Abu Dhabi-t. Ekipi, tha në deklaratë, se mbetjet arkeologjike, kanë qenë me gjasë shtëpia të një komuniteti të vogël që mund të ketë jetuar në këtë ishull dhe merrej me gjueti e peshkim.  

https://a2news.com/2021/04/24/jo-vetem-dubai-dhe-abu-dhabi-zbuloni-emiratet-qe-nuk-i-njeh-askush/

Së bashku me këto vendbanime neolitike, u zbuluan gjithashtu qindra artefakte, mes tyre maja shigjetash prej guri të punuara imët që përdoreshin për gjueti. Gjithashtu, brenda një prej strukturave të zbuluara, u gjet edhe një trup i varrosur që daton rreth 5000 vjet më parë.  

Rekordi i mëparshëm për zbulimet më të vjetra në Emiratet e Bashkuara Arabe, u vendos në vitin 2017, kur u zbulua perla më e vjetër në botë në brigjet e Abu Dhabi-t. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/25/abu-dhabi-nga-beduinet-dhe-peshkimi-te-disa-prej-qiellgervishtesve-me-mahnites-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos