Pritet vendimi i Kushtetueses për “30 qershorin”, Ademi: Ka për të qenë një fitore e madhe për demokracinë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 13:35 | Politikë
Pritet vendimi i Kushtetueses për “30 qershorin”, Ademi: Ka

Gjykata Kushtetuese përfundoi shqyrtimin e padisë për ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe tashmë është tërhequr për vendimin. Për të folur në lidhje me këtë çështje ishte e ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

“Sot ka qenë seanca e radhës pas marrjes së mendimit të Venecias. Ne ishim të ftuar për të dhënë mendimin tonë për vlerësimin e dhënë nga Komisioni. Parashtrimet tona i paraqitëm edhe me shkrim. Ne nënvizuam kërkesën tonë për atë që ne kërkojmë nga Kushtetuesja, vlerësimin si antikushtetues të procesit”, tha Ademi.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës theksoi se opinioni i Venecias, për 3 pyetjet e nisura nga Kushtetuesja, ka nevojë për interpretim.

https://a2news.com/2021/11/02/30-qershori-2019-kushtetuesja-shqyrtoi-padine-per-ligjshmerine-e-zgjedhjeve-pritet-vendimi/

“Gjykata Kushtetuese i bëri 3 pyetje Venecias, ndërsa ne kemi parashtruar rreth 17 të tilla. Komisioni i Venecias duhet të lexohet rresht për rresht dhe mendoj se është një dokument i vlefshëm, në aspektin ku ai diku pohon dhe diku mohon, ka nevojë për interpretim. Ky komision dëshmon faktin e një pasigurie. Megjithatë, ky mbetet një opinion dhe vendimin do ta japë Kushtetuesja”.

Ademi u shpreh se nga ky proces që po ndodh askush nuk do të dalë i humbur. “Ka për të qenë një fitore e madhe për demokracinë në Shqipëri. Mendoj se do të ndihmojë edhe zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh Ademi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos