Edhe pse u eliminuan nga Kroacia në fazën e 1/8, futbollistët e Japonisë janë pritur si heronj në shtetin e tyre.
Avioni me skuadrën mbërriti në orët e para të mëngjesit dhe qindra tifozë kishin mbushur aeroportin në shenjë respekti për kombëtaren e tyre.
Japonezët u kthyen në surprizën e bukur të këtij Botërori, teksa ia dolën që të kualifikoheshin nga një grup që kishte edhe Spanjën e Gjermaninë, duke i mundur të dyja e duke dalë në vendin e parë.
Ndërkohë, në ndeshjen me eliminim direkt, ata u mundën me penallti nga Kroacia, duke e mbyllur përfundimisht rrugëtimin e tyre në Katar. (A2 Televizion)