
Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, është shprehur se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e ka takuar Veliajn në zyrën e drejtorit të Burgut në një takim kokë më kokë.
Sipas Ndrecës ministri mund të shkojë në një institucion të vuajtjes së dënimit për inspektim, por jo për takime private me të pandehur që janë duke u gjykuar.
“Nuk ka asnjë kërkesë nga Veliaj për ta takuar ministrin e Drejtësisë, ministri nuk mund të shkojë në atë orë 22;30. Në ushtrim të detyrës së tij shkon në orar zyrtar dhe me inspektorë. Ka të drejtë të inspektojë por jo të takojë kokë më kokë një të pandehur. Dhe jo të takohet në zyrën e drejtorit të burgut”. (A2 Televizion)