
Një fëmijë në një zonë rurale në veri të shtetit të Nju Jorkut ka humbur jetën pasi u infektua me fruth, duke shënuar vdekjen e parë nga kjo sëmundje në shtet në 30 vjet. Fëmija vdiq në Qarkun Leëis, rreth 150 km në veri të Syracuse, tha guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul.
Ajo e lidhi vdekjen me qëndrimin e qeverisë federale ndaj vaksinimeve.
"Kjo është vdekja e parë e lidhur me fruthin e regjistruar në Nju Jork në 30 vjet, një kujtesë shkatërruese e asaj që është në rrezik kur Uashingtoni qëllimisht dëmton dekada të tëra progresi në mbrojtjen e amerikanëve nga sëmundjet e parandalueshme".
Fruthi është një virus shumë ngjitës që mund të shkaktojë ndërlikime serioze shëndetësore. Edhe pse të rralla, vdekjet nga fruthi ndodhin në afërsisht një deri në tre pacientë për mijë raste.
Shtetet e Bashkuara ndaluan përhapjen e brendshme të fruthit në vitin 2000 duke ruajtur norma të larta vaksinimi, por vitet e fundit këto kanë rënë nën mbulimin prej 95% të nevojshëm për të parandaluar shpërthimet e sëmundjes virale. (A2 Televizion)