Problem me pajisjen, Celibashi nuk mundi të votojë: Do të sjellim një tjetër

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 07:29 | Politikë
Problem me pajisjen, Celibashi nuk mundi të votojë: Do të sjellim

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mundi të votojë në qendrën e votimit te shkolla "Dëshmorët e Lirisë", për shkak të një problemi në pajisjen elektronike. Në një deklaratë për A2 CNN, ai tha se do të sjellin një pajisje tjetër, pasi operatori nuk mundi të zgjidhë problemin.

“Pajisjen për fat të keq duhet ta ndërrojmë, nuk e di me saktësi problemin, por ndoshta gjatë transportit janë bashkuar në mënyrë mekanike. USB është problem i brendshëm i pajisjes dhe operatori nuk mund ta zgjidhë vetë, jemi duke sjellë një pajisje tjetër, se operatori nuk e zgjidh dot këtë problematikë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos