
Mbi 2500 banorë të 3 fshatrave të njësisë administrative Udënisht në Pogradec, kanë mungesë të furnizmit me energji elektrike.
Sikur të mos mjaftojë i ftohti që ka mbërthyer vendin, këta banorë duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë.
Mes zonave që vuajnë mungesën e energjisë elektrike është edhe fshati turistik i Linit. Për pronarët e bujtinave dhe restoranteve kjo situatë po ndikon negativisht dhe po i largon klientët.
Sakaq, në qarkun e Korçës ulja e ndjeshme e temperaturave shoqëruar me erëra të forta ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike edhe në Bashkitë e Maliqit, Devollit dhe Ersekës, ku kanë mbetur pa energji rreth 1 800 familje. (A2 Televizion)