Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, reagon presidenti Begaj

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 09:04 | Aktualitet
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, reagon presidenti Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi që iu ka marrë jetën deri në këto momente mbi 500 personave, si dhe ka shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Kreu i shtetit shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe tha se shqiptarët do të jenë pranë Turqisë në këto momente të vështira.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata”, shkruan Begaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos