Abuzimi me pronat, Manja: Kemi hetime konkrete edhe për Kadastrën e Vlorës

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 11:18 | Aktualitet
Abuzimi me pronat, Manja: Kemi hetime konkrete edhe për Kadastrën e

Kadastra e Vlorës, një ndër më problematiket sa i takon abuzimit me çështjen e pronave, vijon edhe sot të ketë denoncime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët pretendojnë abuzime dhe padrejtësi në trajtimin e pronave, kryesisht ato që ndodhen në zona turistike dhe përgjatë bregdetit.

Këtë fakt e pohon vetë ministri i Drejtësisë, i cili konfirmon që Drejtoria e Përgjithshme Antikorrupsion ka hetime konkrete për Kadastrën e Vlorës: “Janë në hetim disa raste të denoncuara nga qytetarët, në lidhje me abuzimet në kadastrat e bregdetit, ku nuk bën përjashtim as Vlora. Jemi fokusuar në disa raste, çështjet janë në hetim dhe shumë shpejt do të kemi edhe rezultatet konkrete. E gjithë gama e zyrtarëve të përfshirë, nëse konstatohet abuzim, do të vihet përpara ligjit”.

Manja ka garantuar që të gjithë ish-zyrtarët apo ato që janë në detyrë, të cilët do të rezultojnë me shkelje, do të përgjigjen para ligjit.

Këto deklarata ministri i Drejtësisë i bëri pas një takimi që ka patur në Bashkinë e Vlorës, në lidhje me ndihmën juridike falas për qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos