Problemet me zemrën, mediat spanjolle: Aguero do të tërhiqet, javën që vjen konferenca për shtyp

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2021, 19:39 | Futboll
Problemet me zemrën, mediat spanjolle: Aguero do të tërhiqet,

Karriera e sulmuesit argjentinas Sergio Aguero, një nga yjet e futbollit botëror të dekadës së fundit, mund të ketë mbërritur në epilogun e tij.

Mediat spanjolle, në veçanti gazetari Gerard Romero i Radio Catalunya, zakonisht shumë i informuar mbi faktet e ekipit blaugrana, ka deklaruar se rezultatet mjekësore mbi problemet në zemër të sulmuesit 33-vjeçar do t’i pengojnë rifillimin e aktivitetit sportiv.

Sipas tij, verdikti i është dhënë Barcelonës, dhe vetë lojtari do të mbajë një konference për shtyp në javën që vjen.

Zyrtarisht, Aguero po kalon një periudhë kontrolli 3-mujore pas problemit kardiak të diagnostikuar si aritmi, të ndodhur gjatë ndeshjes kundër Alaves më 1 nëntor.      

https://a2news.com/2021/11/12/drama-e-agueros-mund-te-terhiqet-nga-futbolli/

Një lajm shokues për lojtarin që bëri historinë e Manchester City duke fituar 5 tituj në Premier League, por edhe një Europa League me Atletico Madrid, ndërkohë që gëzimi më i madh me kombëtaren i erdhi pak muaj më parë me fitoren në Kupën e Amerikës.

Por e tronditur janë edhe tifozët e Barcelonës, që mbështesnin pikërisht tek talenti i argjentinasit të sapoardhur shpresat e saj për një rikthim ne elitën e futbollit spanjoll dhe europian. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/01/ka-aritmi-kardiake-aguero-te-pakten-tre-muaj-larg-fushes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos