
Partia Demokratike reagoi lidhur me nisjen e procedimit penal ndaj dy kryebashkiakëve të djathtë të Lezhës dhe Mallakastrës, duke i cilësuar si shantazh ndaj opozitës.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se kryetarët e bashkive të djathta vetëm kanë zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta dhe asnjë presion ndaj tyre do të zbrapsë opozitën.
“Kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita janë në ushtrim të përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Ata do të vazhdojnë t’i binden vetëm ligjit. Asnjë presion nuk i tremb, asnjë procedim nuk i ndal. Në 30 qershor ligjërisht nuk ka zgjedhje. Në 30 qershor qytetarët janë në të drejtën e tyre për të mos pranuar diktaturën autokratiko-kriminale të regjimit të Edi Ramës”, tha Bardhi. (A2 Televizion)