Procesi i votimit në Vorë, PS: Gjithçka është në përputhje me ligjin

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 12:33 | Politikë
Procesi i votimit në Vorë, PS: Gjithçka është në

Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, theksoi se pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë komisioni në Vorë nuk është shkelje e ligjit.

“Kjo problematikë e ka gjetur zgjidhjen nga vendimi i Komisionerit, por ende PD-ja mund të dërgojë anëtarët e saj. Gjithsesi, tashmë procesi është ligjor, me 5 anëtarë. Për Bashkinë e Vorës do të ketë një numërim shumë të shpejtë, pasi procesi është elektronik”, tha Salianji.

https://a2news.com/2022/03/06/u-njoha-me-shqetesimet-e-tabakut-celibashi-zgjedhjet-ne-vore-do-te-perfundojne-edhe-pa-komisionere-te-pd/

Në lidhje me paralajmërimin e nënkryetares së PD-së, Jorida Tabaku, për padi ndaj komisionerëve socialistë të Vorës, Salianji theksoi: “Nuk e kuptoj pse bëhet kjo padi. Nëse ka pasur shpërdorim në këtë proces, ka qenë shkelja e heshtjes zgjedhore që ka bërë zonja Tabaku me deklaratat e saj. Kallëzimin nuk kanë pse ta bëjnë, është alogjik. Ata duhet të dërgojnë komisionerët dhe kaq”.

https://a2news.com/2022/03/06/pd-pergatit-kallezime-penale-per-komisioneret-ne-vore-tabaku-vetem-ne-perfaqesojme-te-djathten/

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ kërkesën për thirrjen e një seance publike të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve për situatën në qendrat e votimit në Vorë. Sipas PD-së, në 22 qendra votimi, Partia Demokratike nuk është e përfaqësuar, ndërsa në 22 të tjerat janë të përfaqësuar nëpërmjet sekretarit të qendrës së votimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos