Luan Hoti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni, t’ia rikthejmë Durrësin qytetarëve

Nga A2 CNN
6 Mars 2022, 10:44 | Politikë
Luan Hoti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni, t’ia rikthejmë

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti, ka votuar sot në orën 08:00 në Lagjen 1, në qendrën e votimit tek Universiteti “Aleksandër Moisiu”. Ai u bëri apel qytetarëve të Durrësit që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e këtij qyteti.

“Kam vetëm një mesazh për qytetarët e Durrësit. I ftoj të dalin të votojnë, të votojnë si njerëz të lirë, të votojnë për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e këtij qyteti, të votojnë që t’i japim fund marrjes peng të qytetit të Durrësit dhe bashkinë t’ia rikthejmë Durrësit, qytetarëve të Durrësit. Faleminderit!”, tha Hoti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos