Programi Botëror i Ushqimit fiton Çmimin Nobel për Paqen

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 11:08 | Bota
Programi Botëror i Ushqimit fiton Çmimin Nobel për Paqen

Komiteti Norvegjez i Nobelit i ka akorduar Programit Botëror të Ushqimit çmimin Nobel të Paqes për vitin 2020.

Vlerësimi për Programin e Ushqimit, me motivacionin “për përpjekjet e tij për të luftuar urinë, për kontributin për të përmirësuar kushtet për paqe në zonat në konflikt dhe për sjelljen si forcë drejtuese për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte dhe konflikti”.

https://twitter.com/NobelPrize/status/1314490999482265601

Programi Botëror i Ushqimit është një degë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatës më të madhe humanitare botërore që trajton çështjet e urisë dhe promovon sigurinë ushqimore. Ky program arrin të sigurojë ushqim për rreth 93 milionë persona në nevojë në 83 vende të ndryshme çdo vit.

Që nga krijimi i Nobel-it ky është çmimi i 101 për Paqen në histori. Në të shkuarën e kanë fituar 107 persona dhe 27 organizata. Favoritë për çmimin e këtij viti ishin OBSH, Greta Thunberg, Jacinda Ardern. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/louise-gluck-shpallet-fituesja-e-cmimit-nobel-per-letersine/
https://a2news.com/2020/10/07/nobel-ne-kimi-per-shkencetaret-qe-gjeten-menyren-per-modifikimin-e-adn/
https://a2news.com/2020/10/06/shkencetaret-e-vrimave-te-zeza-rrembejne-nobelin-ne-fizike/
https://a2news.com/2020/10/05/cmimi-nobel-ne-mjekesi-u-jepet-shkencetareve-qe-zbuluan-hepatitin-c/

A2 CNN Livestream

Latest Videos