
Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se qeveria duhet të tregohet e kujdesshme me paranë publike dhe ta ruajë atë në këtë periudhë pandemie, në vend që ta shpenzojnë në tendera rrugësh dhe projekte madhore tëinfrastrukturës.
Sipas tyre, kjo është një sjellje që shfaqet gjithmonë në fillim dhe në fund të mandateve.
Për ekspertin Ilir Ciko, projektet madhore të infrastrukturës duhet të ndodhin në një moment të dytë, kur ekonomia të jetë futur në shina e të ketë kaluar pasojat e krizës së covid 19.
Qeveria ka planifikuar vitin e ardhshë, disa projekte të reja në infrastrukturë, ku më të mëdhatë janë rruga Milot-Fier dhe tuneli i Llogarasë. (A2 Televizion)