Projektligji për “agjentët e huaj” shkakton përplasje dhe tension në vendin ish-sovjetik

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 21:45 | Bota

Tension në Gjeorgji, ku manifestues të shumtë kanë protestuar para Parlamentit në kryeqytetin Tbilisi pas një projektligji të miratuar që cilëson si "agjentë të huaj" të gjithë shoqata dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20% të fondeve nga jashtë shtetit.

Sipas këtyre shoqatave, ky ligj, i ngjashëm me atë rus, shndërron sistemin gjeorgjian në një autoritarizëm, dhe që rrezikon të shuajë çdo zë të lirë, pasi lista e agjentëve të huaj do të duhet të paguajë taksa shumë më të larta.

Manifestuesit u përballën me forcat e rendit, teksa mbanin në dorë flamurin amerikane dhe të BE-së, dhe pankarta si “Jo ligjit rus”.

Gjeorgjia, vend ish-sovjetik, ka përjetuar një konflikt të hapur në 2008 me Rusinë, me forcat e Moskës që pushtuan disa provinca autonome rusofile.

Tbilisi zyrtar ka qenë gjithmonë në alarm se një nga objektivat e radhës të fushatës ruse në Ukrainë mund të ishte pikërisht ai vend i Kaukazit.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/14/tensionet-ne-rritje-rajoni-gjeorgjian-referendum-per-tiu-bashkuar-rusise/
https://a2news.com/2023/02/02/po-kthejne-gjeorgjine-kunder-rusise-lavrov-shba-me-syte-nga-moldavia-do-jete-ukraina-e-re/

A2 CNN Livestream

Latest Videos