Prokurori i Antimafias: “41 bis” i nevojshëm, pengohet drejtimi nga qelia i grupeve të strukturuara

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 12:02 | Aktualitet

Në kuadër të implementimit të regjimit të posaçëm “41 bis”,  që do të mundësojë një standard izolimi dhe siguri më të madhe për kokat e krimit të organizuar, ishte i ftuar në Tiranë prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.

Sipas De Raho: “Shqipëria po ndjek një rrugë analoge me Italinë. Ky trajtim është mjaft i veçantë, i cili është i domosdoshëm për të ndaluar që grupet e strukturuara kriminale të kenë kontakte me botën jashtme.

Prokurori Cafiero de Raho, krahas ambasadorit të BE Soreca dhe atë italian Cutillo.

Prokurori italian shtoi se  “41 bis” është i nevojshëm “në mënyre të tillë që subjekteve drejtuese t’i pengohet mbajtja e komandimit të grupit të strukturuar nga brenda. Ky trajtim gjithashtu duhet të shërbejë si shembull për të tjerët dhe nëpërmjet informacioneve të marra nga monitorimi i vazhdueshëm mund të ndihmohet dhe mbledhja e provave për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve në favor të Prokurorisë”, u shpreh ai.

https://a2news.com/2019/01/31/te-denuarit-qe-do-i-nenshtrohen-sistemit-41-bis/

Cafiero de Raho vlerësoi bashkëpunimin e institucioneve italiane me ato shqiptare për “të luftuar së bashku organizatat kriminale shqiptare që operojnë në Itali dhe në Shqipëri” dhe se “format e kooperimit janë gjithnjë e më të përparuara dhe këto forma kooperimi të avancuara sjellin dhe shkëmbimin e menjëhershëm të informacionit midis palëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos