
Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 17 vite burg për ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj.
Ai u arrestua në 2017-ën për trafik narkotikësh lidhur me episodin e një dërgese prej 2,5 ton kanabis.
Lelaj do të përfitojë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Lelaj akuzohet për “trafikim të narkotikëve, në formën e posaçme të grupit te strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, si dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Për të njëjtën çështje janë dënuar më parë dhe Emiljano Çili, me 18 vite burg, ose 12 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Si bashkëpunëtor i Festim Lelajt është dënuar me 12 vite burg pas gjykimit të shkurtuar (në mungesë) edhe Artur Riza. (A2 Televizion)