Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Në orën 16:00 duhet të mblidhemi bashkë kundër Edi Ramës

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 14:01 | Politikë
Protesta e 12 nëntorit, Berisha: Në orën 16:00 duhet të

Me një stil, të ngjashëm si ai kryeministrit Rama, Sali Berisha është shfaqur këtë të shtunë në komunikimin virtual me mbështetësit e djathtë në rrjetet sociale. Berisha ka zyrtarizuar orën 16:00 për protestën e 12 nëntorit, protestë e cila sipas tij ka për qëllim luftën ndaj kundërshtarit të tij politik.

“Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për agjendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor. Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.

Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës. Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos