Protesta e fermerëve në Lushnjë, reagon Presidenti: Qeveria të vlerësojë propozimet e tyre

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 12:38 | Politikë
Protesta e fermerëve në Lushnjë, reagon Presidenti: Qeveria

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon në rrjetet sociale në lidhje me protestën e fermerëve të Lushnjës, të cilët prej disa ditësh kërkojnë rishikimin e paketës fiskale për bujqësinë.

Kreu i shtetit i bëri thirrje qeverisë që të dëgjojë kërkesat e fermerëve dhe të vlerësojë propozimet e bëra.

“Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.

I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.

Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos