
Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar në lidhje me protestën e ditës së sotme të opozitës.
BE thotë në deklaratë se respekton të drejtën për të protestuar, por thekson se aktet e dhunës janë të patolerushme. Gjithashtu, duke u referuar ngjarjeve të fundit në vend, u bëhet thirrje drejtuesve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.
Në anën tjetër, BE thotë gjithashtu se autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen.
Deklarata mbyllet me thirrje për dialog: “Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t'u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave”. (A2 Televizion)