Asambleja e PS, Rama mbledh socialistët në Lalëz, zgjedhjet vendore dhe situata politike

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 09:11 | Politikë

Asambleja e PS, Rama mbledh socialistët në Lalëz, zgjedhjet

Partia Socialiste mblidhet sot në orën 10:30 në Asamblenë Kombëtare në Lalëz, në një resort në Gjirin e Lalëzit, Durrës.

Takimi do të hapet me fjalën e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, dhe do të vijojë me diskutime mbi organizimin e partisë dhe objektivat politike, me theks të veçantë për përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, riorganizimin e strukturave dhe përzgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë.

Një nga çështjet kryesore është kandidatura për bashkitë e mëdha, veçanërisht Tirana dhe Shkodra. Për Tiranën është përmendur emri i Ervin Demos, ndërsa për Shkodrën emri i Enea Karakaçit. Po ashtu diskutohen edhe mundësitë që disa ministra të lënë postet qeveritare për t’u angazhuar në garën për drejtimin e bashkive.

Deri tani nuk ka konfirmime zyrtare për kandidaturat, dhe mbetet për t’u parë nëse Rama do të japë sinjale konkrete gjatë fjalës së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos