Kaos në qiellin amerikan, bllokohen deri në 15 mijë fluturime pas një defekti në komunikim

Nga Xhevahir Qardaku
14 Nëntor 2026, 09:15 | Bota

Shtetet e Bashkuara përjetuan një nga ndërprerjet më të mëdha të trafikut ajror të viteve të fundit, pasi një defekt në sistemet e komunikimit të kontrollit ajror detyroi autoritetet të ndalonin për më shumë se katër orë nisjet e fluturimeve në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të FlightAware, deri në 15 mijë fluturime u prekën nga anulimet dhe vonesat, duke lënë dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar në aeroporte dhe duke shkaktuar kaos edhe në trafikun ndërkombëtar. Administrata Federale e Aviacionit dhe FBI-ja përjashtuan mundësinë e një sulmi kibernetik, ndërsa defekti dyshohet se preku 22 qendra rajonale të kontrollit të trafikut ajror.

Kaos në qiellin amerikan, bllokohen deri në 15 mijë fluturime pas

Presidenti Donald Trump fajësoi infrastrukturën e vjetruar, duke pretenduar se një pjesë e sistemeve të komunikimit është rreth 55 vjet e vjetër dhe nuk është zëvendësuar.

Ndërsa sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha se pajisjet e rrjetit ishin mbingarkuar nga të dhënat, duke theksuar se modernizimi i sistemit kërkon investime prej 50 miliardë dollarësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos