Protesta e opozitës, mediat e huaja: Kërkohet dorëheqja e qeverisë

Nga A2 CNN
21 Mars 2019, 16:26 | Aktualitet
Protesta e opozitës, mediat e huaja: Kërkohet dorëheqja e

Edhe protesta e kësaj të enjteje tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat publikuan imazhet e përleshjeve të manifestuesve me policinë.

“AssociatedPress” thekson se disa mijëra qytetarë u përpoqën të hynin brenda ndërtesës së parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Agjencia ndërkombëtare raporton dhe akuzat e opozitës se ekzekutivi i drejtuar nga Rama është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar.

Shkrimi i “AssociatedPress” është shpërndarë nga shumë mediat të tjera si “Washington Post”, “The New York Times” dhe “Fox News”. Ndërkaq, protesta e opozitës është pasqyruar dhe nga DW dhe ANSA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos