Protesta e opozitës, mijëra qytetarë nga rrethet drejt Tiranës

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 10:14 | Politikë
Protesta e opozitës, mijëra qytetarë nga rrethet drejt

Qytetarët nga rrethet janë nisur drejt kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Korrespondentët e A2 CNN kanë njoftuar se nga Kukësi, Durrësi dhe Korça janë nisur mijëra demokratë dhe mbështetës do t’i bashkohen protestës në orën 12:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Rreth 2000 qytetarë nga Kukësi priten të vijnë në Tiranë nga Kukësi për protestën e thirrur nga opozita. Qytetaret kuksianë dhe mbështetësit e PD-së janë nisur me autobusë dhe me makina personale drejt Tiranës. Kreu i PD në Kukës, Admir Sinamati tha se “Kukësi, si një bastion i përhershëm i palëkundëshëm i PD do i bashkohet kësaj proteste për t’i dhënë mbështetjen PD-së për demokracinë dhe pluralizimin”.

Po kështu rreth 1560 simpatizantë të Partisë Demokratike nga qarku i Korçës do t’i bashkohen sot protestës së thirrur nga Sali Berisha. Nisjet janë bërë prej orës 6:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa organizimi ka qenë jo me autobusë apo furgonë, për shkak të frikës ndaj policisë për ndalim të mjeteve apo masave administrative. Sipas informacioneve nisja është bërë në pjesën më të madhe me mjete private. Nga komunikimi me drejtuesit e degëve është kërkuar që detajet e nisjes të mbahen të fshehta për të mos pasur probleme.

Rreth 2000 demokratë dhe qytetarë durrsakë pritet gjithashtu të marrin pjesë në protestën e mesditës së sotme, të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha. Lajmin e konfirmon kreu i PD-së lokale, Dritan Burgija. Nisja do të bëhet e organizuar nga pika të ndryshme të qytetit, përfshirë dhe 5 njësitë vendore të Bashkisë Durrës. Protestuesit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me mjete personale dhe autobusë që janë vënë në dispozicion për ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos