Ambasada amerikane ka reaguar me një deklaratë zyrtare e shpërndarë edhe në rrjetet sociale në lidhje me protestën e së shtunës që mendohet të mbledhë opozitën e bashkuar.
Në deklaratën e ambasadës, “e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme”, por nga Rruga e Elbasanit theksojnë që “kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme”.
Ambasada përfundon duke i bërë thirrje udhëheqësve shqiptarë për të siguruar që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive. (A2 Televizion)