Protesta e opozitës, reagon Presidenca

Nga A2 CNN
16 Mars 2019, 14:00 | Aktualitet
Protesta e opozitës, reagon Presidenca

Protesta e opozitës, e nisur prej orës 11:00 te Kryeministria, është zhvendosur te Parlamenti ku ka pasur edhe konfrontime mes protestuesve dhe policisë.

Ndërkohë për protestën ka ardhur edhe reagimi i Presidencës. Në një deklaratë për mediat thuhet se Presidenti i Republikës është duke ndjekur me shqetësim situatën.

Presidenti bën thirrje për demonstrim paqësor dhe ruajtje të qetësisë. Ai u kërkon të gjithëve të evitojnë konfrontimet dhe të qëndrojnë larg provokimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos