Protesta e opozitës, SHBA apel shtetasve të saj: Qëndroni larg, mund të ketë dhunë

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 18:12 | Aktualitet
Protesta e opozitës, SHBA apel shtetasve të saj: Qëndroni larg,

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxjerrë një tjetër njoftim për shtetasit e saj, një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita e bashkuar.

Duke u bazuar dhe në aktet e dhunës gjatë protestave të mëparshme, ambasada e SHBA iu bën thirrje qytetarëve të saj të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin zonat ku do të mbahet protesta të shtunën.

Njoftimi i ambasadës së SHBA

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Kryeministrisë më 25 maj 2019, duke filluar nga ora 19:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në zona të ndryshme në Tiranë.

Kohëzgjatja e demonstratës është e panjohur. Demonstrimet e fundit kanë patur akte dhune. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Nisur nga këto të dhëna, ambasada këshillon të gjithë amerikanët të shmangin grumbullimet dhe zonat ku zhvillohen demonstratat si dhe të monitorojnë mediat për zhvillimet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos