
Këngët e protestave po marrin një vëmendje të madhe teksa në Spotify debutoi playlista “Black Lives Matter”. Në majë të klasifikimit është Childish Gambino me “This is America”.
“Billboard” raporton se është luajtur 1,8 milionë herë vetëm të martën e kaluar. Kënga “Alright” e Kendrick Lamar gjithashtu u dëgjua 1,2 milionë herë po atë ditë.
Të dyja këngët patën rritje masive dëgjueshmërie krahasuar me një javë më parë.
Ndërkohë, BTS vazhdon mbështetjen për komunitetin e njerëzve me ngjyrë. Ka raportime të ndryshme që superstarët e popit dhe kompania e tyre e menaxhimit kanë dhuruar 1 milion dollar për lëvizjen “Black Lives Matter”.
Më herët, grupi i famshëm BTS kanë mbështur këtë grup aktivizmi duke thënë se “qëndrojmë së bashku” kundër diskriminimit racor. (A2 Televizion)