Një fund tragjik për një aktor të ri që kaloi nga aktrimi te një nga filmat më të suksesshëm të dekadës së fundit, te dhoma e një apartamenti anonim ku u gjet i vdekur së bashku me të fejuarën.
Bëhet fjalë për Gregory Boyce, aktor amerikan i njohur më së shumti për interpretimin në filmin Twilight në 2008.
Amerikani 30- vjeçar u gjet pa jetë në apartamentin e tij në Los Angeles, së bashku me të fejuarën 27-vjeçare Natalie Adepoju. Trupat u gjetën nga një person i tretë, mik i çiftit, i cili jetonte me ta.
Gregory Boyce, aktori i vdekur Boyce me të fejuarën Natalie Adepoju Skenë nga filmi "Twilight" Skenë nga filmi "Twilight" Me aktoren Kirsten Steward
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, dy viktimat kishin konsumuar kokainë dhe fentanyl, një ilaç i ngjashëm me morfinën që miksohet shpesh herë me kokainën për të zmadhuar efektet.
Pas suksesit me Twilight, filmit me vampirë me protagonistë James Pattinson dhe Kirsten Steward, Boyce nuk ishte shquar për një karrierë të suksesshme, dhe vetëm kohët e fundit ishte kthyer në LA për të gjetur mundësinë rifillimit të karrierës.
Në rrjetet sociale, aktori kishte komentuar për ditëlindjen e tij që “ka pasur momente ku nuk besoja se do të arrija të festoja 30 vjetorin”. Jeta e tij zgjati vetëm pak javë më shumë. (A2 Televizion)