Në mbyllje të protestës kundër Ballkanit të Hapur para kryeministrisë, protestuesit i vunë flakën edhe një flamuri serb të vendosur përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Gjatë protestës nuk u shënua asnjë incident tjetër. Gjithsesi, hyrja e kryeministrisë ishte mbuluar me pllaka metalike, ndërsa forca të shumta policie ishin të pranishme përreth, edhe me autobotë me ujë. (A2 Televizion)
Protesta kundër Ballkanit të Hapur, i vihet flaka flamurit serb
