Protesta kundër dhunës policore në Paris, përdoret gazi lotsjellës

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2020, 17:09 | Bota
Protesta kundër dhunës policore në Paris, përdoret gazi

Mijëra persona dolën për të protestuar në rrugët e kryeqytetit francez kundër dhunës së policisë, e cila u shfaq disa ditë më parë përmes një video, ku disa oficerë dhunuan një producent muzikor pasi nuk mbante maskë.

Protesta nisi e qetë për t’u tensionuar më vonë, pasi disa nga protestuesit u përplasën me policinë. Protestuesit përdorën sende të forta ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Për videon e dhunës reagoi dhe presidenti Macron, ndërsa oficerët e përfshirë në ngjarje u pezulluan nga detyra deri në përfundim të hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos