Protesta për Klodian Rashën, i vendoset zjarri pemës së Krishtlindjes para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 18:08 | Aktualitet
Protesta për Klodian Rashën, i vendoset zjarri pemës së

Një incident është regjistruar gjatë protestës së organizuar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Disa persona, pjesëmarrës në protestë i kanë vendosur zjarrin pemës së dekoruar për festat e fundvitit që ishte vendosur në sheshin përpara kryeministrisë.

Protesta në fillim nisi në godinën e Ministrisë së Brendshme, ku u kërkua dorëheqja e titullarit Sandër Lleshaj, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria.

Duhet theksuar se kjo protestë u organizua në rrjetet sociale për të shprehur indinjatën për vrasjen e 25-vjeçarit Rasha pranë shtëpisë së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos