Protesta për rritjen e çmimeve: Kërkohet ndërhyrje nga qeveria, paralajmërohet përshkallëzim

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 20:21 | Aktualitet
Protesta për rritjen e çmimeve: Kërkohet ndërhyrje nga

Qindra qytetarë u mblodhën në një protestë para Kryeministrisë, e cila zgjati rreth një orë si një kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në vend. Ata kërkuan ndërhyrjen e qeverisë dhe paralajmëruan përshkallëzim të protestave në rast se nuk do ketë reagim.

Si një kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimeve, me qëllim edhe ndërgjegjësimin e qeverisë, qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, protestuan përballë godinës së Kryeministrisë në kryeqytet.

Uria pa TVSH; Drita pa Qiri; Karburanti pa luks, apo pyetja “Me çfarë të ngrohem këtë dimër”? ishin ndër mesazhet kryesore të të pranishmëve.

“I çgryer, i zhyer, i vyer për hu,

Turp-e-ndot-kundërmonjës të bien mbi gju

Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru,

Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!”

Me këto vargje të poetit të Rilindjes Kombëtare, Fan Noli i jep përgjigje ky i moshuar pyetjes se pse gjendet në protestën e organizuar përballë kryeministrisë.

Ndonëse shtrenjtimi i produkteve dhe çmimeve ishte motivi kryesor, qytetarë të pranishëm në protestën e organizuar nga shoqëria civile rendisin edhe të tjera arsye që i shtynë të ishin aty.

Përvec rritjes së çmimeve kemi probleme të shumta, unë jam studente”

“Jemi të vjedhur prandaj duhet të vijmë”.

“Të ngremë një institucion të qytetarisë thonë protestuesit”

Pjesëtarë të shoqërisë civile e njëherazi organizatorë të protestës, dhanë mesazhe e njëherazi atyre që nuk ishin të pranishëm, ju bënë disa pyetje.

“Çdo gabim që bën qeveria e paguajmë ne, kur ka gabim qeveria e paguajmë ne”

A nuk u ngopët a nuk ia patë hajrin servilizmit dhe nënshtrimit? Po ikin brezi i tretë i emigrantëve”

Në protestë nuk munguan as incidentet. Flamuri i Partisë Demokratike ishte arsyeja.

Tensionet kaluan shpejtë dhe protesta iu rikthye qëllimit.

Organizatorë por edhe të pranishëm në protestë paralajmëruan se në rast se qeveria nuk do ndërhyjë me qëllim që të amortizojë kostot e shkaktuara nga rritja e çmimeve, protesta të tjera në ditët në vijim do të ndërmerren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos